Korabi feston suksesin

Renditja/ Bylisin s'e ndal as transferta, Apolonia 'shkërmoq' Lushnjën në derbi! Flamurtari bind në shtëpi, fiton AF Elbasani

22 Nëntor 2023, 15:39| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 19:07

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri u rikthye në fushë këtë të mërkurë për javën e 12-të. Duke nisur nga ora 13:30 në fushë zbritën dhjetë ekipe. Bylisi s'i diskutoi tri pikët në udhëtim me Burrelin, duke mbajtur kreun me distancë nga ndjekësit. Për skuadrën e Bellait shënuan Perlata Verneza dhe Emini, duke përmbysur golin e Dedgjonajt, teksa në fund për mallakastriotët pati edhe karton të kuq.

Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia fitoi 4-1 me Lushnjën në derbin e Myzeqesë. Për fierakët shënuan Asllanaj, Trifoni, Omeri dhe Maksuti, duke zhvlerësuar golin e Tabakut në minutën e 49-të. Interesant fakti se të pestë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Në Vlorë, Flamurtari vendas fitoi 2-1 me Luzin. Për djemtë e Emiliano Çelës shënuan Imami dhe Zogaj në secilën pjesë, teksa Itodo shkurtoi shifrat në fundin e ndeshjes.

Korabi fioti 4-0 me Tomorin duke mos e diskutuar fitoren në Peshkopi. Taulant Marku shënoi dopietë në minutat 30-të dhe 38-të, ndërsa Shehu dhe Geci shënuan në pjesën e dytë.

Tri pikë siguroi edhe AF Elbasani që mundi 3-1 Kastriotin duke nisur nga ora 17:00. Greca në minutat 13-të dhe 39-të, si edhe Hasani në të 53 minutë i dhanë tri pikë skuadrës së Nevil Dedes që merr vendin e dytë dhe ndjek Bylisin kryesues. Nesër më 13:30 është në program Besa - Vora.

Pas ndeshjeve të sotme, Bylisi me 29 pikë vijon të jetë në krye të renditjes, ndjekur nga AF Elbasani me 25 pikë si edhe Apolonia e Flamurtari me 24 pikë. Në fund Besa, Burreli, Tomori dhe Luzi.

Renditja

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?