Vora 2-3 Korabi

Renditja/ AF Elbasani dhe Bylis në garë për trofeun, Flamurtari ngec në shtëpi! Besa dhe Korabi tri pikë në udhëtim

31 Mars, 16:18| Përditesimi: 31 Mars, 21:06

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi javën e 27-të. Këtë të dielë u zhvilluan gjashtë duele, teksa AF Elbasani dhe Bylis janë në garë mes tyre për vendin e parë.

Në "Adush Muça", Bylis fitoi 2-0 kundër Kastriotit me golat e Eminit dhe Maçollit në pjesën e parë. Në stadiumin e Vlorës, vendasit e Flamurtarit nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Apoloninë.

Në Berat, Besa 'ngjiti' Tomorin duke e mposhtur 1-4 dhe lënë në fundin e tabelës. Ndërkohë sfida mes Vorës dhe Korabit foli për dibranët që fituan 2-3. Në "Roza Haxhiu" të Lushnjës, Luzi fitoi 2-1 ndaj Burrelit.

 AF Elbasani këtë mbrëmje bëri detyrën duke fituar 3-1 me Lushnjën dhe vijon kryesimin.

Kategoria e Parë, raundi 27:

E dielë, 14:00

Bylis 2-0 Kastrioti

Flamurtari 0-0 Apolonia

Luzi 2-1 Burreli

Tomori 1-4 Besa

Vora 2-3 Korabi

19:00 AF Elbasani 3-1 Lushnja

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?