Foto ilustruese

Renditja/ AF Elbasani dhe Bylis garë në distancë, fiton edhe Flamurtari! Apolonia dhe Kastrioti tri pikë në shtëpi

6 Prill, 17:02| Përditesimi: 6 Prill, 17:04

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë javën e 28-të. Te suksesi dolën AF Elbasani dhe Bylis që vijojnë garën për kreun e renditjes. Elbasanasit e Nevil Dedes mposhtën në Peshkopi 2-3 Korabin falë dopietës së Grecës dhe golit të Ardit Hoxhajt.

Në "Roza Haxhiu", Lushnja vendase humbi 1-2 me Bylisin. Kibe dhe Camara i dhanë tri pikë me vlerë ballshiotëve. Në Vlorë ishte Flamurtari që mundi pa vështirësi 3-1 Tomorin me golat e Podrimcakut, Shkurtajt dhe Bathës.

Tri pikë edhe Apolonia që fitoi 2-1 kundër Luzit në Fier. Kastrioti mundi minimalisht Luzin, ndërsa Besa mori tri pikë në Burrel.

AF Elbasani dhe Bylis garojnë për kreun e Kategorisë së Parë, ndërsa në zonën e promovimit ndodhen Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi. Në zonën e ftohtë Kastrioti, Besa, Luzi dhe Tomori.

Kategoria e Parë, java 28-të:

E shtunë, 6 prill 2024 - 15:00

Apolonia 2-1 Vora

Burreli 0-1 Besa

Flamurtari 3-1 Tomori

Kastrioti 1-0 Luzi

Korabi 2-3 AF Elbasani

Lushnja 1-2 Bylis

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?