Rendi, vijojnë replikat mes Arben
Ristanit dhe Ministrisë së Brendshme

16 Janar 2018, 19:42| Përditesimi:

  • Share
Vijojnë replikat në distancë mes Ministrisë së Brendshme dhe opozitës në lidhje me situatën e rendit dhe oficerin e policisë që u filmua duke bërë pazare droge. Policia i cilësoi deklaratat e PD si dhunë verbale, por Ristani reagoi sërish duke thënë se të thuash të vërtetën nuk është dhunë verbale.

Arben Ristani deklaron se “askush nuk do donte drejtuesit më të lartë të policisë se shtetit nën arati nga frika e ligjit, askush nuk kenaqet qe mbi 100 oficerë policie të identifikohen nga shërbimet sekrete si bashkëpunëtore në kanabizimin e vendit”.

Reagimi i Arben Ristanit
Ministria e Brendshme quan dhunë verbale ndaj Policisë së Shtetit, reagimet e PD për situatën e rendit dhe sigurisë ne vend dhe situatën e krimit brenda Policisë së Shtetit.

Të thuash të vërtetën nuk është dhunë verbale. Është verb, që qofte edhe me ashpërsi apo forcë, kërkon të zgjojë te njerzit e ndershëm të Policisë së Shtetit, ndjenjen e detyrës, respektimit te ligjit dhe dashurisë për këtë vend.

Askush nuk do të dëshironte qe Ministri i Brendshëm i ketij vendi te ishte nën akuzë si pjesë e grupeve kriminale që kontrollojne trafikun e drogës dhe armëve. Askush nuk do donte drejtuesit më të lartë të policisë se shtetit nën arati nga frika e ligjit, askush nuk kenaqet qe mbi 100 oficerë policie të identifikohen nga shërbimet sekrete si bashkëpuntore në kanabizimin e vendit.

Të gjithë duam nje Shqipëri ndryshe, pa qeveri, parlament, polici, administratë e pushtet lokal të kriminalizuar. Të vërtetat duhen thënë edhe kur duket sikur përplasen në vesh të shurdhër.​

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?