Lleshaj 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Na keni lënë të vetëm përballë krimit! Kontrolle me polic komunitar e dron, të përfshihet dhe policia bashkiake

6 Dhjetor 2020, 12:26| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 14:59

  • Share

TIRANË- Policia e Shtetit është lënë e vetme në luftën përballë krimit dhe kontrollin e territorit për të ofruar rend dhe siguri. Është ky konstatimi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj i cili në strategjinë ndërsektoriale për sigurinë në komunitet për 5 vitet e ardhshme kërkon angazhimin e 61 kryebashkiakëve në këtë sfidë e cila nis nga kanabisi, krimet mjedisore, krimet ndaj pronës jetës, e deri tek dhuna.

Ndër risitë e kësaj strategjije janë futja e teknologjisë së patrullimeve me dron, angazhimin e strukturës së policisë bashkiake si dhe zyra policie në çdo bashki për kordinimin e kontroll të territorit.

Në dokumentin e siguruar nga Report Tv për strategjinë e sigurisë për vitin 2021-2026 theksohet se pushteti lokal neglizhon kryerjen e detyrave duke e lënë vetëm policinë.

"Strukturat vendore të Policisë së Shtetit janë të organizuara dhe të ndara në të gjithë territorin dhe ushtrojnë përgjegjësitë e tyre funksionale dhe realizojnë detyra në kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në territor, por aktorët e tjerë vendorë që kanë detyrime për kontrollin e territorit, nuk ushtrojnë përgjegjësitë që i ngarkon ligji ose i ushtrojnë ato në nivele minimale", thuhet në raport.

Raporti i Ministrisë së Brendshme

Më tej ky raport kërkon nga kryetarët e pushtetit lokal dhe 61 bashkive në vend angazhim konkret.

"Kryetarët e bashkive, njësive administrative nuk duhet të jenë partnerë pasivë në këtë proces, ata duhet të udhëzojnë zgjerimin e kësaj lëvizje drejt "qeverisë së orientuar nga komuniteti" në nivelin vendor. Koordinimi dhe bashkëpunimi me organizatat, forumet dhe institucionet joqeveritare konsiderohet si shumë i rëndësishëm, pasi përfshirja e tyre do të  kontibuojë në sigurinë e komunitetit“, vijon raporti.

Raporti i Ministrisë së Brendshme

Ndalur tek roli i Policisë Bashkiake strategjia e firmosur nga ministri Lleshaj thotë "Krijimi i një fondi të vecantë për sigurinë në komunitet. Planifikimi i buxhetit bashkiak për çështje që lidhen me sigurinë dhe rendin në komunitete përfshirë çështje që lidhen me emergjencat civile. Vendosja e pajisjeve monitoruese (teknologjike) nga institucionet vendore, për të ndihmuar në identifikimin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe qytetarëve me rrezikshmëri shoqërore (në bashkërendim me Policinë e Shtetit), nën konceptin e Smart Cities. Rishikimi i rolit dhe përgjegjësive të policisë bashkiake, si dhe përmirësimin e kuadrit rregullator dhe fuqizimin e bashkëpunimit të strukturave të Policisë Bashkiake me strukturat e Policisë së Shtetit“.

Policimi në komunitet nuk do të jetë me një funksion që do të kryhet nga polici i zonës i cili kryen edhe arrestime, kontrolle banesash apo operacione por sipas këtij dokumneti do të jetë një strukturë e veçantë e mirëpaguar dhe e pajisur me mjete e uniformë të dedikuar.

Kjo strategji parashikon edhe krijimin dhe funksionimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike të cilat deri më tani nuk kanë funksionuar duke sjellë edhe mungesën e kontrollit mbi territor nisur nga zonat urbane e deri tek ato rurale të cilat janë jashtë kontrollit.

Institucionet që kanë detyrimin e kontrollit mbi territorin, monitorimit të situatës së kriminalitetit, sipas strategjisë përcaktohen nga ministria e brendshme dhe policia e shtetit, ministritë e linjës arsim, infrastrukturë, shëndetësisë, e deri tek prefekti i qarkut, këshillat e qarkut, krerët e bashkive, drejtoritë arsimore, shkollat unviersitetet, organizatat jofitimprurëse e deri tek media kombëtare e lokale.

( Kliko këtu ) Strategjia Ndërsektoriale e Sigurisë në Komunitet

( Kliko këtu ) Relacioni i plotë

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 06/12/2020 23:38

    URIME LLESHAJ JE MINISTRI ME I MIRE DHE MODERN I MINISTRISE TE BRENDSHME NE 30 VJET ,,,VETEM ATE LAVIREN KUKO HIQE NGA MINISTRIA E RENDIT SE TE FELLIQ....

    Përgjigju
  • Hekri: 06/12/2020 15:53

    Kisha besim se ishte pak i zgjuar sandri ndryshe nga vellezerit e vet qe i ka idiot kok e kemb.po qekam gabuar .qenka fiks si vellezerit trap kok e kemb.ponsinore do fusesh policin bashkiake te luftoj krimin kir dihet boterisht qe policet bashkiak i vesh partia.nuk kan asnji formim nga ana policore.jan thjesht civil qe i veshin me uniform per tu konfiskuar mallin katunareve qe shesin neper trotuare.ose per te vendosur bllokus te rrota makines kur parkon.gjera qe sduan shkoll.a e njofin lighin dhe kushtetuten policat bashkiak nese duan te luftojn krimin .jo. e pra sander mos u bej idiot si vellezerit .thellohu pak me shum kur leshon k@rrlliqe nga goja

    Përgjigju
  • Shkodrani: 06/12/2020 13:22

    Hajde bej dush ye ftoht Voltanes qe i la dhurat Shkodres Edi Rama....po nuk keni b... te perballeni me te per interesat tuaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?