Remonte në disa nënstacione, ja zonat e Tiranës që nesër do kenë mungesë të energjisë

2 Qershor 2020, 19:32| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 19:33

  • Share

Për shkak të remontit të planifikuar në një nga fiderat e nënstacionit Valias, në datën 3 qershor gjatë intervalit kohor 09:30-14:30 do të stakohet energjia elektrike në Bërxullë dhe Domje të Tiranës.

Po nesër, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të kryhet remont në një prej fiderave të nënstacionit Kinostudio.

Sipas OSHEE pa energji do të mbetet pjesërisht zona e Tufinës, fshatrat Tujan, Ferraj.

Ndërsa në orën  09:00-15:00, në datën 3 qershor, do të kryhet remont në një prej fiderave të nënstacionit Ndroq dhe pa energji do të mbeten zonat Ndroq, Pinet, Callnet, Cala Bërzez

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?