Remo Girone sot në Tiranë

9 Nëntor 2012, 13:50| Përditesimi:

  • Share
Remo Girone, protagonisti i një rej seriale italiane, më të ndjekura në vendin tonë, “Okapodi”, Remo Girone vjen sot në Tiranë për të marë pjesë në Mbrëmjen Gala të Festivalit të Filmit Shqiptar.

Aktori vjen në Shqipëri falë bashkëpunimit që festivali pati në këtë edicion me Festivalin e Filmit “Giffoni”. Remo Girone, i njohur si Tano Karidi tek “Oktapodi”, vjen në vendin tonë, si një kontribuit i “Giffon” në kudër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Që në fillim të festivalit ishte deklaruar se dy artistë italianë do të vinin në Shqipëri, mes të cilëve lakohe edhe emri i Raul Bovës, por që vetëm Girone e konfirmoi pjesëmarrjen. Sipas drejtorit të Festivalit të Filmit Shqiptar, një ftesë zyrtare i është dërguar edhe aktorit Robert De Niro, pjesëmarrja e të cilin nuk u konfirmuar.
Remo Girone do të mbajë një konferencë për mediat mesditën e sotme, ndërkohë që të gjithë ata që do të jenë pjesë e Mbrëmjes Gala të ndarjes së çmimeve të festivalit, do të mund ta shikojnë edhe aty.

Girone e ka nisur karrierën e tij në teatër për të vazhduar më pas në disa seri televizive. Shfaqja në ekranin e madhe vjen nga bashkëpunimi me regjisorin hungarez Miklós Jancsó në filmin “Roma do Cesarin”, 1972. Ky film pasohet nga “Antikrishti” (1974) i Alberto De Martino dhe roli i parë si protagonist i është ofruar nga Marco Belloçhio në filmin “Pulëbardha” 1977 për të vazhduar me “Corleone “(1978) dhe “Lojë e rrezikshme” (1982) të Pasquale Squitieri dhe Cinzia Torrini. Popullaritetin e fitoi në vitin 1987 me telefilmin e podhuar nga RAI “LA Piovra 3” duke i dhënë jetë një prej personazheve i cilësuar më i keqi dhe njëkohësisht më interesanti.

marre nga ATSH
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?