Reme Lala thirrje Ramës:
Kontrolloni kryebashkiakun e Dibrës

3 Nëntor 2017, 10:23| Përditesimi:

  • Share
Deputetja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Reme Lala i ka kërkuar kryeministrit Rama në Kuvend, të kontrollojë për shkelje kryebashkiakun socialit të Dibrës, Muharrem Ramën.

"Bashkia Dibër është inekzistente, Dibra është e paralizuar, - u shpreh Lala. - Një ose dy ditë në javë shkon kryetari i Bashkisë në bashki nga 20 minuta dhe atëherë pasi të ketë pirë nja 5 dopio raki. Dhe ato pak shkresa që firmosen, janë ne interesat e kryetarit e rrethit te ngushte shoqëror te tij, janë te njollosura me yndyre qoftesh dhe te lagura nga rakia, sepse firmosen neper qepabtore.

Ky kryetar bashkie nuk vleresohet nga askush me ne Diber, se eshte ne sherbim vetem te bizneseve te veta. Une do iu jap fakte z. Kryeminister dhe do t’ju lutesha te nderhynit me urgjence.

Kryetari i bashkise me familjaret e vet kane dy farmaci ne DIber, qe renditen nder te parat ne SHqiperi per vlerat me te medha te rimbursimit ne te gjithe Shqiperine, dhe pikerishht kjo ka qene dhe arsyeja qe zoti Kryetar nuk ka lejuar te ushtrohet kontrolli nga Fondi I Detyrueshem i Kujdesit Shendetesor. Kryetari thote se i kemi lidhjet ne Tirane, e ne qofte se nuk jane te verteta keto lidhje, te urdheroni nje kontroll sot, jo t'i shkoje nje grup per te rregulluar "letrat" e pastaj te behet kontrolli.

Kryetari i bashkise Diber me vellezerit e tij ka kazinone ne mes te qytetit, pa asnje dokumentacion perkates. Ne qofte se nuk ka lidhje ne Tirane siç thote K.B, i bej thirrje ministrit Xhafaj qe te dergoje tani nje inspektor policie te beje verifikimin ne vend, po ta beje tani, sot jo pasi ta lajmerojne e kazinoja te dale dyqan patatesh.

Per fatkeqesine e dibraneve, kazinoja, faramacite, vila me lokalin e kryetarit te bashkise, ndodhen ne krah te pedonales, dhe e dini ç'ka ndodhur? Eshte devijuar projekti i Pedonales per t'u sherbyer bizneseve te kryetarit apo miqve te tij. Aty ku ka pasur shkalle eshte bere rruge, aty ku kishte peme serish rruge, Pedonalja eshte kthyer ne nje vend ku dibranet mesojne makinen!...

E per keto e shume si keto ne DIber ne funksionon asgje. Ne Diber eshte vjedhur gjithcka. Po iu tregoj nje rast konkret qe veshtire te besohet por eshte e vertete. Skema eshte e tmerrshme e ketu ka vend te beje hetime dhe Prokuroria. Per arsye kursimi asistencat nuk kalojne ne banke por nga Posta ku rritet mundesia per te vjedhur.

Punonjesit e Bashkise dhe te Postes firmosin ne emer te invalideve, ne emer te njerezve qe marrin asistencen te cilet kane nje afat 10 ditor per ta terhequr kete asistence. Keta punonjes i sorollasin me qellim qytetaret duke bere te mundur qe te mbaroje ky afat 10 ditor, e keshtu parate shkojne ne xhepat e nje grupi te vogel njerezish. Prokuroria te hetoje ne xhepat e kujt shkojne parate e invalideve, njerezve qe marrin asistencat apo pensionet."

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?