U riatdhesuan nga Siria, GJKKO nis gjykimin për 7 gratë e xhihadistëve! Flasin në gjykatë: S’kemi marrë pjesë në konflikte ushtarake të huaja

5 Tetor 2023, 14:30| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 15:39

  • Share

Gjykata e Posaçme filloi procedim ndaj shtatë grave të akuzuara për pjesëmarrje në konflikte të armatosura në Siri. Mes të pandehurve janë edhe 7 gra që kanë qenë në kampet e Sirisë dhe që u riatdhesuan ndër vite.

Në gjykatë, ato mohuan akuzën duke deklaruar se kanë udhëtuar familjarisht në Siri, pasi janë marrë prej afërmve apo bashkëshortëve të tyre.

Krahas shtatë grave, të akuzuar janë edhe 16 persona të tjerë për të cilët gjykata pezulloi gjykimin për 1 vit, për shkak se ata janë shpallur në kërkim pasi nuk janë gjetur nga policia.

Nga viti 2015 prokuroria e krimeve të rënda e më pas SPAK, kanë ngritur akuza ndaj një grupi personash të drejtuar nga Almir Daci, për dërgimin në Siri me qëllim pjesëmarrjen në luftime të mbi 90 shtetasve shqiptarë, përfshirë edhe gra e fëmijë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/10/2023 02:57

    Ne konflikt edhe mund te mos keni marre pjese,po ua japim kete /benefit dyshimi/,por Sirine,boten e ISIS dhe mendesine e tyre na e keni sjelle me vete si virus.

    Përgjigju
  • Niku: 05/10/2023 16:31

    7 dordoleca thoni.. jo gra

    Përgjigju
  • A. H.: 05/10/2023 15:39

    Urgjent neper kampe per sapun sepse vetem puna te ben te lire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?