Rekrutimi i të rinjve për Forcat e Armatosura në Vlorë, kapiteni Kaja: Është rritur interesi, mundësi për t’u bërë pjesë e misioneve të NATO-s

4 Janar 2022, 14:45| Përditesimi: 4 Janar 2022, 14:54

  • Share

Me moton “Ti ke forcë që nderon Kombin”, në mbarë vendin ka nisur aktiviteti me ekspozita dhe informacione për rekrutimin e të rinjve nga mosha 18-27 vjeç që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura.

Në ndalesën e radhës të fushatës promovuese organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në Vlorë, kapiten Edison Kaja u shpreh se ka patur një rritje të interesit të të rinjve për t’u bërë pjesë e nismës.

“Aktiviteti jonë ka filluar në qytetin e Elbasanit, ka vijuar në Korçë, sot jemi në qytetin e Vlorës por do të jemi dhe në shumë qytete të tjera për të informuar të rinjtë dhe të reja nga mosha 18-27 vjeç se si mund të bëhen pjesë e FA duke u punësuar si ushtarë/detarë aktiv, por, jo vetëm kaq si oficer apo për të ndjekur studimet jashtë vendit në vendet aleate me të cilët ne kemi bashkëpunim. Fakti që ne kemi marrë kontakte e ka rritur interesin e tyre për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura”, tha Kaja.

E nisur në Elbasan fushata e rekrutimit të të rinjve me arsim 9-vjecar, të mesëm apo të lartë do të jetë e hapur deri më 20 janar 2022. Rreth 400 vende janë të lira sot pranë FA për ushtarë dhe detarë aktivë që duan të bëhen pjesë e Ushtrisë Shqiptare dhe FA përkrah trupave të NATO-s. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledio Goseni: 04/01/2022 17:49

    Si mund te regjistrohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?