Micky van de Ven

Rekordi/ Micky van de Ven bëhet futbollisti më i shpejtë në historinë e Premier League në Angli

7 Shkurt, 21:21
  • Share

Në Premier Leaguen angleze, shpejtësitë më të larta të futbollistëve janë matur vetëm nga sezoni 2020-21. Ditën e fundit të janarit, mbrojtësi holandez i Tottenham, Micky van de Ven zuri vendin e parë me fanellën e Spurs në takimin kundër Brentford, duke kaluar mbi Kyle Walker (Manchester City).

22-vjeçari, i cili luajti për Uolfsburg sezonin e kaluar dhe arriti një shpejtësi maksimale prej 35.97 km/h , përmirësoi kohën e tij në Londër. Në ndeshjen kundër Brentford, ai theu rekordin e tij personal kur vrapoi me një shpejtësi prej 37.38 km/h, që tani është shpejtësia rekord e regjistruar në Premier League angleze.

Për të kuptuar më mirë arritjen, vrapimi i Van de Venit kundër Brentfordit u mat me 10.38 metra në sekondë. Për krahasim, kur i madhi Usain Bolt vendosi rekordin botëror për 100 metra në vitin 2009, shpejtësia mesatare e tij ishte 10.44 metra në sekondë, ose 37.58 km/h . Tottenham shpenzoi 40 milionë euro si kompensim për Van de Ven dhe mori një mbrojtës që shpejt u vendos si një nga më të mirët në Premier League.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?