Erion Braçe

Rekord viktimash me COVID, zv.kryeministri apel qytetarëve: Kufizoni daljet në kafe dhe qendra tregtare, sot dita më e rëndë në 9 muaj pandemi! Të shmangim një mbyllje të re

23 Nëntor 2020, 19:15| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 19:51

  • Share

Ditën e sotme vendi ka regjistruar një rekord viktimash me COVID-19, plot 17 vdekje, numri më i lartë në këto 9 muaj pandemi. Kjo ka sjellë apelin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili bën thirrje për ndërgjegjësim të qytetareve, të respektojnë masat anti-covid, të shmangin daljet e panevojshme dhe të kufizohen takimet në mënyrë që të mbrojmë veten dhe familjarët. Braçe bën thirrje që qytetarët të kufizojnë daljet në kafe dhe restorante, takimet apo edhe vajtjet në qendra tregtare e pazare, kur ato nuk janë të domosdoshme.

Braçe shprehet se është refuzuar mbyllja totale sërish e vendit, pasi kjo do të ishte një goditje për të gjithë, dhe pikërisht për të shmangur këtë, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe secili të bëjë detyrën e tij në respektimin e masave anti-covid.

"Më rëndë e më vështirë se sot, nuk ka qenë asnjëherë në 9 muaj! A do reagojmë apo do i lëshohemi sëmundjes? Gjithçka e kishim dhe e kemi ende ne në dorë; e di që është e vështirë kështu, por duhen kufizuar patjetër takimet jashtë shtëpie! Veç punës me masat e njohura të sigurisë-maskë, distancë, higjienë, çdo gjë tjetër duhet kufizuar; kemi refuzuar mbylljen, çfarë s'kemi thënë kundër saj, po i rezistojmë një mbylljeje të re tani, ama vetë, secili prej nesh, duhet të bej të tijen: të mbroj veten duke kufizuar takimet, prezencën në kafe, klube, restorante,  qendra tregtare, pazare etj", shkruan ndër të tjera Braçe.

Prej javësh vendi po përballet me shifra të larta të të infektuarish dhe viktimash, ndërsa thirrjet dhe apelet e qeverisë apo Ministrisë së Shëndetësisë janë gjithnjë e më të shpeshta në mënyrë që të respektohet masat anti-covid dhe të frenohet sa më shumë përhapja e virusit. Të njëjtën apel dhe rikujtim të masave bëri edhe gjatë ditës së sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë COVID-19. Komiteti u shpreh se situata e epidemisë së COVID në Shqipëri është përkeqësuar në raport me javët e kaluara por po mbahet në kontroll dhe se për këtë duhet ndihma e gjithsecilit prej nesh, që të bëjë detyrën e tij.

 

Komento

Komente

  • Italia: 23/11/2020 22:31

    Meqenese keni kopjuar italine per masat anti COVID thuajani zt vice qe barkafe duhen mbyllur se eshte Jo humane nga pikepamja drejtuse per shkak te postit qe ka.populli eshte dele se e ka treguar me kohe dhe Po e demostron.lockdown total per 3-4 jave o mjerane

    Përgjigju
  • Kafeja: 23/11/2020 21:06

    Nuk po kutojme se cfar bahet,kafenet nuk mbyllen ku ato jane vater infeksioni per te gjitha moshat,po e merrni popullin ne qaf

    Përgjigju
    • assi: 24/11/2020 08:04

      ore zoti kafe. po ste pelqeu rri mbyllu ne shtepi (ne dhome mundesisht) nuk te ze as kovid asgje. ca ke me popullin fhe bisneset o i marre?

  • Roja morgut: 23/11/2020 19:43

    Hajt se do boshatisim morgun, këto dit do rrisim numrin e viktimave se duhet me zbraz morgun se avash avash edhe anglia gjermania e italia po e zbusin muhabetin se po vijnë festat dhe duhet me heq kufizimet, ska më virus deri në fillim të janarit. E mbyllim përsëri në janar, mos u merakosni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?