Rekord tifozësh, Tirana fiton shifra marramendëse nga derbi i kryeqytetit

1 Mars 2020, 14:37| Përditesimi: 1 Mars 2020, 14:39

  • Share

Të premten në stadiumin ‘Air Albania’ u luajt derbi i kryeqytetit mes bardhebluve dhe Partizanit, që ka vendosur një rekord tifozësh për një ndeshje të kategorisë superiore. Në stadiumin e ri kombëtar më 28 shkurt kanë qenë të pranishëm 19.625 tifoz, duke kaluar shifrat e derbit të 13 dhjetorit ku pritëse ishte skuadra e Partizanit. Në këtë derbi në stadium ishin 19.031 tifoz.

Numri rekord i tifozëve ka sjellë edhe fitime marramendëse për ekipin e Tiranës. Llogaritet që afërsisht klubi bardheblu të ketë arkëtuar mbi 200 mln lekë të vjetër, një shifër e padëgjuar më parë në kampionatin shqiptar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?