Rekord nominimesh për gratë/ Filmi për gjenocidin në Srebrenicë kandidohet për Oscar

15 Mars 2021, 14:57| Përditesimi: 15 Mars 2021, 15:03

  • Share

Ditën e sotme janë publikuar nominimet për edicionin e 93-të të çmimeve Oscar, 70 gra kanë marrë në total 76 nominime, një nivel ky për Akademinë.

Për herë të parë në histori, në garën për regjisorin më të mirë do të jenë dy gra: Emerald Fennell dhe Chloe Zhao, me këtë të fundit që është gruaja e parë me ngjyrë që nominohet në këtë kategori.

Ndërkohë, filmi me më shumë nominime, plot 10, është “Mank”, një dramë bardhë e zi mbi skenaristin Herman J. Mankewicz dhe vështirësitë e tij për të shkruar skenarin e filmit legjendar “Citizen Kane”.

“Quo Vadis, Aida?”, film i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, u nominua për Çmimin Oscar, në kategorinë për filmin më të mirë jashtë botës anglisht folëse. Filmi flet për gjenocidin në Srebrenicë dhe është i pari me metrazh të gjatë që trajton këtë temë.

Ngjarja zhvillohet në korrik të vitit 1995 dhe personazhi kryesor është Aida - një përkthyese për Kombet e Bashkuara - e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj, pasi ushtria e Republikës Sërpska merr kontrollin e Srebrenicës.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.

Regjisorja e filmit, Zhbaniq, thotë se “Quo Vadis, Aida?” bazohet në fakte, te të cilat ajo ka arritur duke lexuar dëshmi dhe libra, duke parë video, si dhe duke biseduar me ekspertë dhe dëshmitarë.

Filmi më i mirë:

Borat Subsequent Moviefilm
Judas and the Black Messiah
Mank
Ma Rainey’s Black Bottom
Minari
Nomadland
One Night in Miami…
Promising Young Woman
Sound of Metal
The Trial of the Chicago 7

Regjisori më i mirë

Lee Isaac Chung, Minari
Emerald Fennell, Promising Young Woman
Spike Lee, Da 5 Bloods
Aaron Sorkin, The Trial of the Chicago 7
Chloé Zhao, Nomadland

Aktorja më e mirë

Viola Davis, Ma Rainey’s Black Bottom
Andra Day, The United States vs. Billie Holiday
Vanessa Kirby, Pieces of a Woman
Frances McDormand, Nomadland
Carey Mulligan, Promising Young Woman.

Aktori më i mirë

Riz Ahmed, Sound of Metal
Chadwick Boseman, Ma Rainey’s Black Bottom
Anthony Hopkins, The Father
Delroy Lindo, Da 5 Bloods
Gary Oldman, Mank.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?