Foto ilustruese

Rekord negativ në Korenë e Jugut, më shumë vdekje se lindje në 2020

4 Janar 2021, 10:56| Përditesimi: 4 Janar 2021, 11:00

  • Share

KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut për herë të parë ka regjistruar më shumë vdekje se sa lindje në vitin 2020, duke ngritur alarmin pasi është edhe vendin me normën më të ulët të lindjeve në botë.

Vetëm 275,800 foshnje kanë lindur vitin e kaluar, me 10% më pak se 2019. Rreth 307,764 njerëz vdiqën.

Presidenti Moon Jae-in ka nisur disa politika që synojnë adresimin e nivelit të ulët të lindjeve, duke përfshirë stimuj me para për familjet.

Sipas skemës, që nga viti 2022, çdo fëmijë i lindur do të marri një bonus parash prej 1,850 dollarësh, në mënyrë që të mbulohen shpenzimet e para të lindjes, përveç 270 dollarë që do ti jepen fëmijës deri sa të mbushi moshën 1 vjeçare.

Kryesisht kjo mendohet se ndodh për shkak të mungesës së ekuilibrit mes punës dhe kërkesave të tjera të jetës së grave në Korenë e Jugut.

Përqindja e qytetarëve mbi 60 vjeç përbenë një të katërtën e popullsisë së përgjithshme në vend. Fenomeni i plakjes së popullsisë ka vazhduar të përkeqësohet, duke sjellë kështu probleme të ndryshme, si uljen e fuqisë punëtorë i cili konsiderohet “motori i ekonomisë” i shoqërisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?