Rekord në SHBA, regjistrohen më shumë se 200 mijë vdekje! Instalacion me flamuj në nder të viktimave në 'National Mall'

22 Shtator 2020, 19:04| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 19:06

  • Share

Rastet dhe vdekjet e lidhura me koronavirusin vazhdojnë të rriten në Shtetet e Bashkuara. 

Numri i vdekjeve tani është më shumë se 200 mijë, shifra më e lartë e regjistruar në botë. Nga ana tjetër, infeksionet arritën në 6,861,211. Shtetet e Bashkuara llogaritet të kenë rreth 61.09 vdekje për 100 mijë banorë, duke e bërë atë vendin e njëmbëdhjetë me numrin më të lartë të viktimave për frymë.

Në ditën që Shtetet e Bashkuara prekën pragut e 200,000 vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, aktivistët e Projektit Përkujtimor COVID si një haraç për viktimat vendosën 20,000 flamuj amerikan në lëndinë e National Mall në Uashington për të kujtuar secilën prej tyre.

Memoriali i përkohshëm do të qëndrojë deri në perëndimin e diellit të ditës së nesërme, 23 shtator. Kryetarja e Dhomës në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi mbajti një fjalim para flamujve, duke thënë se ky instalacion na kujton numrin e jetëve të humbura. Pelosi u bëri thirrje amerikanëve t'i kushtojnë vëmendje shkencës në luftën kundër koronavirusit. "Shkencë në vend të politikës," tha ajo.


Lajmi kryesor:

Në Itali 14 viktima dhe 1392 raste të reja Covid! Kryeministri Johnson njofton për kufizime të reja në Britaninë e Madhe


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?