Kazuyoshi Miura

Rekord në futbollin profesionist, 55-vjeçari japonez firmos në kampionatin portugez

1 Shkurt 2023, 18:03| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 18:16

  • Share

Rekord në futbollin profesionist, 55-vjeçari japonez firmos në kampionatin portugez

Kazuyoshi Miura është një rast për t'u studiuar. 55-vjeçari japonez nuk ndalet dhe firmos një tjetër kontratë profesioniste. Këtë herë sulmuesi ka lënë Yokohama në vendlindje dhe ka kaluar në formë huazimi te Oliveirense në ligën e dytë të Portugalisë.

Për gjashtë muajt në vijim 55-vjeçari do provojë edhe njëherë të luajë në futbollin evropian, pas aventurës me Genoan (1994) dhe Croatia Zagreb në vitet 1998-99. Në karrierën e tij, Miura ka luajtur me klube si: Shizouka, CA Juventus (Brazil), Santos, Coritiba, Genoa, Dinamo Zagreb, Vissel Kobe, Sydney, Suzuka dhe së fundmi me Yokohama.

Miura mban rekordin si futbollisti me moshë më të madhe që vijon të luajë, me 55-vjeçarin që ka bërë një hap të madh duke u rikthyer në futbollin evropian. Edhe pse pranë të 60-tave, sulmuesi vijon të jetë në aktivitet normal duke pasur një kontratë deri në 2024 me Yokohama, ku pritet të rikthehet pas huazimit në Portugali.

Në karrierën e tij profesionsite që daton prej sezonit 1982-82, Miura ka shënuar 193 gola dhe ka luajtur më shumë se 1000 ndeshje. Ky është sezoni i 39 profesionist për Miurën.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?