Foto ilustruese

Rekord infektimesh nga koronavirusi në Turqi, 110 mijë të infektuar dhe 217 viktima në 24 orët e fundit

2 Shkurt 2022, 20:57| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 21:00

  • Share

Turqia ka regjistruar në 24 orët e fundit shifra rekord infektimesh nga koronavirusi. Mësohet se 110,682 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Fatkeqësisht 217 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Këshilli Shkencor Turk për Koronavirus njoftoi se ilaçi antiviral Molnupiravir do t’u shpërndahet pacientëve me COVID, dhe personave mbi 65-vjeç ose atyre që kanë sëmundje shoqëruese nga java e ardhshme.

Për momentin, zënia e shtretërve në repartet e terapisë intensive është 68.7 për qind.

“Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar të parashikojmë se tendenca aktuale e përhapjes së virusit nuk do të bllokojë objektet spitalore”, tha këshilli shkencor në një deklaratë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?