Foto nga e-Albania

Kronikë

‘Rekord aplikimesh në e-Albania për t’u pajisur me pasaportë’, Karçanaj: Në 11 muaj 189 mijë qytetarë plotësuar formularin elektronik

8 Prill 2021, 10:31| Përditesimi: 8 Prill 2021, 10:34

  • Share

Rekord aplikimesh në e-Albania, për t’u pajisur me pasaportë për herë të parë apo për ta rinovuar atë!

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në vetëm 11 muaj, rreth 189 mijë qytetarë kanë aplikuar në e-Albania për të plotësuar formularin elektronik, duke shtuar se e gjithë procedura bëhet duke eliminuar ecejaket dhe radhët e gjata të pritjes në sportelet e policisë.

Karçanaj shkruan se qytetarëve i kursehet 21.5 vite kohë pritje, vetëm falë plotësimit online të formularit të aplikimit që zgjat m pak se 2 minuta.

Drejtoresha e AKSHI-t, në fund të postimi fton të gjithë qytetarët të aplikojnë përmes platformën lehtësues online.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?