'Mos u bëni palë me kriminelët', ministria Gjonaj kryeprokurorit Çelaj: Shqiptarët presin nga ju drejtësinë e re

2 Korrik 2020, 10:07| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 13:07

  • Share

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj mbajti sot një takim online me Prokurorin e Përgjithshëm për adresimin e rekomandimeve prioritare të qeverisë në luftën kundër kriminalitetit. Ministrja rekomandoi një sërë problematikash, ndërsa në fillim tha se 'presim nga prokuroria drejtësinë e re, për luftën ndaj korrupsionit që është një nga prioritet kryesore edhe për shkak se është një nga 15 pikat e vendosur si kusht për të hyrë në BE'.

“Shqiptarët presin sot përgjigje të shpejta nga prokuroria, pa zvarritje dhe sorollatje, me muaj e me vite; presin që prokuroria të mos mbyllë sytë përpara veprave penale apo, akoma më keq, të bëhet palë me kriminelin, sic kemi vëmë re në disa raste kohët e fundit; presin që prokuroria të mos pushojë a mosfillojë çështje në kundërshtim të hapur me ligjin dhe provat. Presin me pak fjalë drejtësinë e re.

Lufta kundër krimit të organizuar është një nga prioritet kyçe e para si detyrim ndaj shqiptarëve dhe e dyta si përmbushje e një prej pikave të vendosura për të hyrë në BE. Për të bërë të mundur këtë rekomandoi forcimin e bashkëpunimit midis instoitucioneve ligjzbatuese, por edhe me organet ndërkombëtare,"-tha fillimisht ministrja.

Më tej Gjonaj rekomandoi luftën në një tjetër drejtim, që sipas saj është ndër më të rëndisishmit: "Rritja e numrit të hetimeve për pastrimin e parave. Dobësimi i fininacimeve me para të pista është një nga fushat që duhet parë me kujdes. Ky është një aktivitet kryesor nga ku duhet luftuar krimi i organizuar. Për këtë duhet bashkëpunim mes tre institucioneve si Prokuroria e Posaçme, policisë dhe OFL-së, por edhe e agjensive ligjzbatuese rajonale."

Ministria e Drejtësisë më pas rekomandoi një sërë problematikash si 'lufta ndaj bimëve narkotike', 'trafikimi i qënieve njerëzore', 'respektimi i të drejtave të njeriut', 'trafikimi i qënieve njerëzore' dhe 'ashpërsimi i dënimeve për veprat diskriminuese dhe gjinore'.

Në fund Gjonaj tha se për të ecur para në këto drejtime duhet një bashkëpunim ndëristitucional, i cili do të ndihmonte në rritjen efektive për zbulimin e grupeve kriminale. Bashkpunimi me KLSH, kadastrën dhe një sërë institucionesh të tjera do të ishte parakusht në suksesin e luftës kundër kriminalitetit.

Ndërkohë për gjithçka më lart Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi: "Në lidhje me këto rekomandime do të doja të bëja disa parashtrime: Pvaraësia funskionale e prokurorve, nuk jan qëndrime në vetevete, por pavarësia duhet të qëndrojë si pika më e fortë. Këto rekomandime marrin role të veçanta. Nuk mund të lë pa përmnedur, prokurorinë e përgjithshme dhe prokurorinë e posaçme, që veprojnë brenda sistemit. Ekzekutivi duhet ti japë fund kësaj anomalie.

Për rekomandimet, koha për të cilën ata mbërritën në prokurori e bën të vështirë marrjen e masave dhe hartimin e planeve dhe strategjive në mënyrën që duhet. Ne kemi hedhur disa hapa të rëndësishme për pastrimin e krimit financiar. Kjo do të pasohet nga një fazë tjetër sepse do krijohen mekanizma të përhershme, me synim rritjen e efiçensës."

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?