Ministri Blendi Klosi

Reklama e turpit/ i kushtoi Shqipërisë 1.4 milionë euro

29 Qershor 2020, 15:54| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 15:57

  • Share

Sa herë në horizont shfaqet një ministër i ri turizmi, aq herë përmbysen politikat e promovimit të këtij sektori të rëndësishëm në vend. Para 2 vitesh, të njëjtën katrahurë bëri edhe ky i tanishmi, Blendi Klosi. Shkërmoqi atë çka ishte ngritur, solli diletantë të rinj në punë dhe djallosi me një fushatë njollosëse-publicitare turizmin shqiptar. Deri tani janë konsumuar nga taksat e qytetarëve 1.4 milionë euro dhe shikoni produktin e papërgjegjshëm.

"Smile Albania", ka mbytur tregjet promovuese mediatike kudo në botë dhe logoja zyrtare siç shihet në fotografinë e parë është harta e botës, ku një trajektore në formë buzëqeshjeje nis nga Bogota e Kolumbisë dhe përpundon në Elbasan të Shqipërisë. Nuk është rrugë e transportit të kokainës, është segmenti i buzëqeshjes së mikpritjes tonë...

Shikojeni, dëgjojeni, prekeni shijojeni: 1 miliardë e 800 milionë lekë ka kushtuar përqeshja fyese e ministrit të turizmit të Edi Ramës!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • karidi: 29/06/2020 19:01

    ty te pelqen lali eri o bled zdromsi?

    Përgjigju
  • Leo: 29/06/2020 17:51

    Ministri me i paafte. Ky as fatorino autobuzi nuk do e bente dot. Po po ky.

    Përgjigju
  • muco: 29/06/2020 16:42

    Ne shqiptaret nuk dime as te presim turiste e as te jemi turiste. Nuk di ndonje vend te Europes ku ka lokale qe thuhet vetem per familjare apo te shoqeruar. Gezuar sezonin.

    Përgjigju
    • Durresi: 29/06/2020 17:24

      Hahaha, super koment

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?