Zbardhet lista e kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, risi lojtari i Interit! Reja: Ka shumë pikëpyetje, jam i shqetësuar

29 Gusht 2020, 10:57| Përditesimi: 29 Gusht 2020, 13:41

  • Share

TIRANE-Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja ka publikuar listën e lojtarëve që ka ftuar për dy ndeshjet e radhës për Ligën e Kombeve, 4 shtator përballë Bjellorusisë dhe 3 ditë më pas me Lituaninë. Risitë në listën e kuqezinjve janë dy, Ramën Çepele, pjesë e ekipit të të rinjve të Interit dhe Armando Broja që luan në Holandë te Vitesse. 

1598691413_LISTA.jpg

Lista e ekipit Kombëtarë
 

Ora 11:48
Reja merr ndihmës nga Italia për të mundur Bjellorusinë dhe Lituaninë

Në kushtet kur me programin janë mbrapa për shkak të pandemisë, trajneri Edi Reja për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojë Shqipëria ka marrë me vete nga Italia edhe një ndihmës, që më parë ka qenë pjesë e federatës italiane dhe Torinos.

"Do të bashkëpunojë me mua deri në nëntor. Ka ardhur për të më ndihmuar mua. Pandemia na ka bllokuar të gjithëve. Jemi disi mbrapa me programin, Camolese do të vijë të më ndihmojë mua, në të ardhmen të shikojmë si do të shkojnë gjërat" tha Reja.

Reja vlerësoi edhe ekipet shqiptare për kalimin e turit të parë në Europë. "Është një moment shumë i mirë për ekipet shqiptare, kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në fushë, duhet të jeni të gjithë krenarë. Futbolli shqiptar po rritet, kam folur me presidentin Duka, i cili ka dëshirë të nxisë futbollin e moshave, duhet ta shikojmë të gjithë këtë moment".

Ora 11:34
Reja: Gjimshiti i rraskapitur nga Championsi...duam të fitojmë grupin

Objektivi i kombëtares shqiptare është të fitojë grupin e Ligës së Kombeve. "Grupi është i vështirë, por unë shikoj ekipin tim, uroj ti gjejë lojtarët në formë, por ndeshja e parë do të jetë vendimtare, duhet të kemi kujdes. Shoh që ekipi ka besim, uroj që në momentin e stërvitjes të gjej harmoni dhe aspekt psikologjik shumë të mirë. Luhet pa tifozë, edhe këto ndeshje duken si miqësore, nuk e di si do të reagojnë lojtarët. Objektivi është të fitojmë grupin, duhet të jemi të bindur kur të zbresim në fushë. Kemi një ekip të mirë, por duhet të punojmë shumë në aspektin psikologjik. Kam folur me Hysjan këto ditë, Gjimshitin, që ka qenë i rraskapitur sepse ka luajtur në Champions".

Ora 11:21
La Italinë për Shqipërinë, Reja rrëfen si e bindi talentin e Interit: Fola me prindërit...

Risia në listën e kuqezinjve është Ramën Çepele, pjesë e ekipit të të rinjve të Interit. Trajneri i kombëtares Edi Reja tregoi si e bindi që të vishte fanellën kuqezi duke braktisur të kaltrën italiane. "Përsa i përket listës, Kumbullën e njihni të gjithë, unë i besoj që tani atij, është i rëndësishëm, përsa i përket Çepeles, unë kisha folur më parë me prindërit, ka qenë e vështirë se ka luajtur me Italinë, unë e shoh si lojtar që përbën një perspektivë shumë të mirë për Shqipërinë. Ka lindur në Itali. Duke qenë se janë rritur në vende të tjera, presin më parë një ftesë nga vendet përkatëse. Ka disa emra të tjerë interesantë, po presim".

Ora 11:13
Kombëtarja në fushë, Reja: Ka shumë pikëpyetje, i shqetësuar mbi gjendjen e lojtarëve

Trajneri i kombëtares Edi Reja u shpreh se momenti që po jetojmë për shkak të COVID-it është i vështirë duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e lojtarëve. "Po jetojmë një moment të vështirë, kam folur vazhdimisht me lojtarët, disa kanë nisur kampionatet, shpresoj që të bëjnë një formë të mirë. Ne po i ndjekim të gjithë lojtarët, do ishte mirë ti kishim të gjithë në grumbullim. Në ndeshjet e fundit kemi treguar se përfaqësuesja po rritet, ka shumë pikëpyetje si do t'i gjejmë lojtarët pas një shkëputje shumë të madhe. Bjellorusia është një nga skuadrat më të forta, më shqetëson gjendja e lojtarëve se nuk i kam parë. Po përpiqemi që të marrim edhe shumë lojtarë të rinj për të arritur objektivin, kualifikimin" tha ai.

Ora 11:13
COVID-i dhe gjendja fizike, trajneri i kombëtares tregon përse ka ftuar 28 lojtarë

Për dy ndeshjet e radhës, tekniku italian i kombëtares ka ftuar 28 lojtarë, ndërsa shpjegoi edhe arsyen se përse e ka bërë një gjë të tillë. "Lista është shumë e madhe, nuk e di si do të vijnë lojtarët, do i nënshtrohen testeve dhe nëse do të ketë ndonjë pozitiv apo do të ketë probleme fizike, atëherë lista do të pësojë ndryshime deri kur të nisemi për në Bjellorusi. Është një situatë e paprecedent, e paprovuar më parë, nuk patëm mundësi të bënim asnjë miqësore. Ne do të vijojmë të paktën me ato pika të sigurta që kemi pasur para se të ndërpritej futbolli. Sigurisht do të jetë e vështirë, shpresoj që të bëj zgjedhjet e duhura" tha ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?