Reja publikon listën e Kombëtares për 3 ndeshjet e ardhshme, mungon kapiteni, surpizon me 5 debutuesit e rinj

3 Tetor 2020, 11:16| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 13:22

  • Share

Trajneri Edy Reja ka zgjedhur të lërë jashtë listës me 29 futbollistë të grumbulluar për tre ndeshjet e radhës së kombëtares 5 senatorë kuqezinj. Për ndeshjen miqësore me 7 shtator me Armeninë dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë, me 11 dhe 14 tetor, do të mungojnë kapiteni Hysaj, Odise Roshi, Bekim Balaj, Armando Sadiku dhe Cikalleshi. Reja e hodhi poshtë hipotezën se ata janë të dënuar për shkak se morën pjesë në fejesën e Roshit, duke thyer rregullat e karantinës.

"Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam. Cikalleshi nuk është në formën e tij më të mirë. Balaj e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi. Ka qenë projekt me Federatën që të synojmë 2024-ën, por pa lënë mënjanë dhe eliminatoret e Ligës,"-deklaroi Reja.

Në listën e Reja-s këtë herë bëjnë pjesë edhe pesë debutues. Marko Molla portier nga Bolonja, Sherif Kallaku, Albi Doka, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj. Përsa i përket objektivave në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve Reja u shpreh:

“Pas çdo fitoreje duhet të jemi me këmbë në tokë, të mos përfshihemi nga entuziazmi. Sikur të fitonim njërën ndeshje dhe të mos humbisnim tjetrën, do të isha i kënaqur se do të kishim akoma vendin e parë”- u shpreh trajneri.

Në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve kombëtarja fitoi 0-1 kundër Bjellorusisë dhe humbi po me këtë rezultat kundër Lituanisë.

Lista e lojtarëve të Kombëtares në 3 ndeshjet e ardhshme

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?