Reja ‘i ngujuar’ në shtëpi për shkak të udhëzimit, koronavirus rrezikon dy ndeshjet e Kombëtares

5 Mars 2020, 14:01| Përditesimi: 5 Mars 2020, 14:13

  • Share

Një dekret qeveritar i lexuar dje nga kryeministri i Italisë Guiseppe Conte thoshte se ndeshjet e futbollit në Itali të paktën deri më 3 prill do të luhen pa praninë e tifozëve. Padiskutim që këtu nuk mund të bëjnë përjashtim as dy ndeshjet miqësore të Kombëtares kundër San Marinos me 27 mars dhe ndaj Sllovenisë tre ditë më vonë, që do të luhen në Itali.

Kësisoj miqësoret me dyer të mbyllura duket se humbasin edhe synimin, por një problem akoma më shumë është edhe ai i trajnerit Edy Reja. 74-vjeçari e ka në diskutim grumbullimin me kuqezinjtë, pasi një udhëzim i rreptë i qeverisë italiane thotë se ndalon moshën e tretë nga 65 vjeç të dalë nga shtëpia, për shkak se janë shtresa më e rrezikuar të preken nga koronavirus.
 

Për këtë çështje të kontaktuar nga ‘Report TV’ FSHF u përgjigj: "Padiskutim që do të gjendet një zgjidhje. Do të marrim masat e duhura që trajneri të bashkohët në grumbullim.”

Lidhur me diskutimin nëse ndeshjet mund të zhvillohen në një tjetër vend, në Shqipëri ose shtetet përkatëse me të cilët do të zhvillojmë miqësoret, përgjigjja e FSHF-së ishte: “Jemi duke monituaruar me shumë kujdes situatën, sapo të kemi të reja sigurisht që do të marrim masat tona.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?