Sport

Rei Manaj njeriu i momentit te Barcelona B, realizon ‘dopietë’ përballë Murcia-s

16 Maj 2021, 16:29| Përditesimi: 16 Maj 2021, 16:30

  • Share

Rei Manaj është njeriu i momentit te Barcelona B. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka realizuar ‘dopietë’ në përballjen që ekipi i tij mbylli 2-2 kundër Murcia-s për gjysmëfinalen e ‘play-off’.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fernandez në minutën e 24-t, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në fragmentin e dytë të lojës, vjen dhe shpërthimi i bomberit shqiptar, i cili në minutën e 47-të, barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në të 64-t, rrëmben skenën me një shpërthim spektakolar nga mesfusha, afrohet bukur në hyrje të zonës dhe godet në mënyrë të kalibruar duke e dërguar topin në cepin e portës. Një gol i gjithi për t’u shijuar.

Fatkeqësisht Barcelona nuk mundi ta ruante fitoren dhe në minutën e 82 vendasit barazuan, ndërsa pas penalltive arritën edhe kualifikimin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?