Rehabilitimi i përroit të Lushnjës, Balla: Punimet përfundojnë brenda 2023! Arterie kryesore për të shkuar nga jugu në veri

4 Janar 2023, 10:26| Përditesimi: 4 Janar 2023, 15:25

  • Share

LUSHNJE- Punimet për rehabilitimin e përroit të Lushnjes, një projekt shumë i rëndësishëm për këtë qytet, do të përfundojnë brenda 2023. Ka qenë drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla që ka bërë të ditur lajmin, teksa inspektoi punimet së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa. Balla u shpreh se ky projekt është një arterie kryesore për Lushnjen për të shkuar nga jugu në veri. 

“ Ky është një nga projektet më të rëndësishme për Lushnjen në gjithë këto vite, kjo ka qenë kërkesa e çdo banori të këtij qyteti.  Ky investim do t’i japë qytetit një pamje krejt tjetër. Askush nuk e ndal jo vetëm këtë projekt, por edhe projekte të tjera të vijimit të urbanizimit të Lushnjës. Projekti i urbanizimit, rivitalizimit të gjithë zonës për ku kalon përroi i Lushnjës është vetëm fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm të urbanizimit të këtij qyteti. E rëndësishme të theksoj se punimet do të përfundojnë brenda 2023”, tha Balla.

Projekti për rehabilitimin e përroit përfshin punimet e pastrimit, prishje betoni ekzistuese, ndërtim skarpatash, mbjellje skarpate, ndërtim trotuari, korsi biçiklete nga një anë, ndërtimi i dy urave me konstruksion metalik si dhe dy rrugëve paralel me përroin.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?