Rehabilitimi i lumit, Veliaj: Përfundon
në vjeshtë, nuk ka më përmbytje

18 Prill 2016, 11:33| Përditesimi:

  • Share
Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha sot nga zona e bregut të lumit se me përfundimin e punimeve për rehabilitimin e lumit të Tiranës që pritet të mbyllen para dimrit të ardhshëm, do të shmangen edhe përbytjet në këtë zonë.

“Besoj se në vjeshtë do t’i përfundojmë këto 7 km dhe kjo zonë jo vetëm që nuk do të përmbytet më, por do të bëhet një nga zonat më tërheqëse të qytetit, pasi brigjet e lumit do të kthehen në park, në fusha sportive dhe në ambiente rekreative për gjithë qytetarët e Tiranës”, tha Veliaj.

“Duke e kthyer këtë pjesë në fusha sportive, hapësira të gjelbëruara, pista vrapi, në zona rekreative për qytetin, u kemi shtuar vlerën e pronës rreth 100 mijë familjeve që jetojnë pranë zonës të Lumit të Tiranës dhe krejt papritur zona më e diskriminuar do të jetë një nga zonat më të privilegjuara të qytetit, për t’u siguruar që investimet nuk prekin vetëm zonat turistike ose qendrore dhe administrative të qytetit, por gjithë periferinë”, shtoi ai.

Kryebashkiaku shtoi se kolektori që po ndërtohet përgjatë kësaj zone do të sjellë një mënyrë të re të menaxhimit të ujërave të zeza, të cilat nuk do të derdhen më në lumë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?