Porti i Durrësit

Lejuan kontrabandën në Portin e Durrësit, në pranga 3 mbikëqyrës të një kompanie private dhe polici kufitar

14 Dhjetor 2023, 11:27| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 16:01

  • Share

DURRËS- Tre inspektorë mbikëqyrës në Portin e Durrës dhe një ndihmëspecialist janë vënë në pranga nën akuzën për shpërdorim detyre, ndërsa një shofer është shpallur në kërkim.

Katër punonjësit e një kompanie private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike. E gjithë kjo bëhej me qëllimin për të lejimuar kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Në kuadër të operacionit ‘Sinkroni’ janë vënë në pranga Alketa Kollçaku, 52 vjeç, Denis Musaj, 41 vjeç, Egnis Gojani, 35 vjeç, dhe ndihmësspecialisti kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit, Adelino Vila, 27 vjeç.  Ata akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara”, njofton policia.

Në vijim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 56 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kondrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. H..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?