Regjistroi PSD-në në KQZ, Engjëll Bejtaj sqaron rolin e tij: Tom Doshi është kryetar, firma ime formalitet deri në zyrtarizmin e tij nga gjykata

17 Shkurt 2021, 21:33| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 22:03

  • Share

Emri i Tom Doshit ka shkaktuar debate te forta politike pas deklaratave të ambasadores së SHBA-së Yuri Kim se ai nuk duhet të kandidojë në zgjedhjet  e 25 prillit pasi ndodhen në listën e zezë të DASH. Vetëm pak ditë më vonë PSD u regjistrua në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit në emër të Engjëll Bejtajt duke aluduar sërish se Tom Doshi po fshihet pas kësaj për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit duke mos u shfaqur si kryetar po si kandidat. 

Por si qëndron e vërteta? Engjëll Bejtaj kryetari në detyrë i PSD-së tha në emisionin “Repolitix” në Report Tv se në fakt Tom Doshi është kryetar i kësaj partie pasi ai me vendim gjykate më 4 shkurt 2021 është njohur si i tillë, por vendimi i gjykatës nuk është publikuar ende në fletoren zyrtare pasi kërkon 2 javë.

Për këtë arsye tha Bejtaj në KQZ partia u regjistrua në emër të tij, por në zgjedhjet e ardhshme dhe statusin e partisë dhe organizmit të saj kryetar do të jetë Tom Doshi. Pra sqaroi Bejtaj, në raport me statusin e partisë PSD Tom Doshi është kryetar, por në raport me KQZ nuk është pasi ende nuk ka dalë publikimi i vendimit zyrtar nga gjykata si kryetar i PSD-së, që pritet të publikohet më 19 shkurt.

“Më 15 dhjetor 2020 që dhashë dorëheqjen nga drejtimi i PSD sepse vlerësova që në këto kushte një fushatë elektorale në kushtet e pandemisë do të ishte shumë më e vështirë për mua se dikush tjetër dhe kryesia e pranoi. Më 4 janar u mblodh kongresi dhe e vetmja kandidaturë ishte ajo e Tom Doshit për kryetar, pasi askush nuk preferoi të garonte dhe u zgjodh ai. Në momentin që zgjidhet dikush kryetar paraqitet në gjykata dosja e plotë mbi dokumentacionin që ai është zgjedhur dhe gjykata bën një akt që e njeh këtë për kryetar, një lloj noterizimi në proces. Ky akt gjyqësor u bë më 4 shkurt dhe si çdo akt gjyqësor do kohën e vet të maturimit dhe si rregullt vendimi do të zbardhet në fletoren zyrtare më 19 shkurt. Por duhej bërë regjistrimi i partisë dhe Tom Doshi ende nuk e kishte këtë të drejtë pasi KQZ nuk e njeh pa vendim gjykate. Në raport me statusin e partisë Tom Doshi është kryetar, në raport me KQZ nuk është dhe dokumentacioni  për regjistrimin e partisë duhet ta ushtroja unë, prandaj quhesh kryetar në detyrë. Në momentin që KQZ e konstatoi që dokumentacioni i firmosur nga Doshi nuk ishte ende i vlefshëm atë e firmosa unë. Tom Doshi do të jetë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës kryetar i PSD”, tha Bejtaj.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim për kandidatë të pastër dhe rikujtimin e forcave politike në vend se Tom Doshi është në listën e zezë të DASH, në kahun opozitar u aludua se Kim po shënjestronte kryeministrin Edi Rama, për përfshirjen e njerëzve të krimit në listën e deputetëve. Por këto ‘thashetheme’ u shuan shpejt nga vetë ambasadorja e cila u dha fund spekulimeve duke deklaruar se “Rama më ka garantuar se Tom Doshi nuk do të jetë në qeveri që ai do të formojë”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 17/02/2021 22:56

    Nga Skender Gjinushi tek Tom Doshi. Hajde PSD hajde. Ee,.po kot se marin Tomen ne akademine e shkencave, si akademik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?