Regjistrohet 1 viktimë dhe 191 qytetarë të infektuar me COVID në vendin tonë! 378 të shëruar në 24 orë

24 Shkurt 2022, 18:16| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 18:23

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 1743 testimeve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 197 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, ka humbur jetën një qytetare nga Tirana 70 vjeçe.

Në të gjithë vendin janë 3396 pacientë aktivë me COVID-19. Në 24 orë janë 378 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

72 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamëz, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës. 

Statistika (24 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          191

Të shëruar në 24 orë        378

Të shtruar në spitale          68

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                1743

 

Testime totale                1,736,486

Raste pozitive                 271,141

Raste të shëruara             264,287

Raste Aktive                        3396

Humbje jete                         3,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             982

Fier                   548

Elbasan             378

Vlorë                330

Berat                248

Lezhë               242

Kukës               159

Durrës              139

Gjirokastër      136

Shkodër           132

Korçë               77

Dibër                 25

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?