Spitali infektiv

Regjistrohen 78 qytetarë të infektuar me COVID në vend, 3 viktima në 24 orë

6 Mars 2022, 17:25| Përditesimi: 6 Mars 2022, 17:38

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 1.146 testimeve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 78 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin. Konkretisht një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

33 në Tiranë, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.

Aktualisht në vendin tonë janë 1.531 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,197 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (06 Mars 2022)

Raste të reja ditore           78

Të shëruar në 24 orë        114

Të shtruar në spitale         46

Humbje jete në 24 orë        3

Testime ditore                   1,146

 

Testime totale               1,752,127

Raste pozitive                 272,210

Raste të shëruara           267,197

Raste Aktive                       1,531

Humbje jete                         3,482

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              431

Fier                   276

Lezhë               189

Elbasan           113

Vlorë                104

Kukës              102

Berat                99

Shkodër            86

Gjirokastër       63

Korçë                45

Durrës               19

Dibër                  4

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?