Spitali Infektiv

Regjistrohen 75 qytetarë të infektuar me COVID-19 në vend, për të dytën ditë radhazi asnjë viktimë

9 Mars 2022, 18:47| Përditesimi: 9 Mars 2022, 18:56

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 1.187 testimeve, në 24 orët e funit në vendin tonë janë regjistruar 75 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, për të dytën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet janë regjistruar në këto Bashki:

36 në Tiranë, 8 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Delvinë, Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Pukë, Gjirokastër, Korçë, Devoll, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Elbasan, Gramsh.

Në të gjithë vendin janë 1.153 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 104 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,776 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (09 Mars 2022)

Raste të reja ditore           75
Të shëruar në 24 orë        104
Të shtruar në spitale         45
Humbje jete në 24 orë        0
Testime ditore                   1187

 

Testime totale               1,755,947
Raste pozitive               272,412
Raste të shëruara         267,776
Raste Aktive                  1153
Humbje jete                   3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              333
Fier                  203
Lezhë              185
Kukës              94
Shkodër           83
Elbasan            77
Vlorë                59
Gjirokastër       24
Korçë               38
Berat                30
Durrës              23
Dibër                 4

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Antivirus: 09/03/2022 19:17

    Hiqni Të gjitha kufizimwt që të hapet ekonomia se do falimentojme komplet nese ecet me kete ritem qe ka sjell krize nga lufta dhe nga embargot! Pas 1 prill hapni 1000% kovidin dhe të behet endemi

    Përgjigju
    • Ermal: 09/03/2022 22:09

      Pse cfar kufizime ka shqiperia?

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?