Regjistrohen 69 qytetarë të infektuar me COVID në vend, një viktimë në 24 orë

26 Mars 2022, 17:45| Përditesimi: 26 Mars 2022, 17:50

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 1.046 testimeve, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 69 qytetarë të infektuar me COVID-19. Fatkeqësisht, një 81-vjeçar nga Lushnja nuk e fitoi dot betejën me ‘armikun e padukshëm’.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

36 në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.

Aktualisht janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.399 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (26 Mars 2022)

Raste të reja ditore           69

Të shëruar në 24 orë        34

Të shtruar në spitale         14

Humbje jete në 24 orë       1

Testime ditore                   1046

 

Testime totale               1,772,991

Raste pozitive                   273,387

Raste të shëruara               269,399

Raste Aktive                             497

Humbje jete                           3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              234

Fier                  68

Vlorë                66

Gjirokastër      32

Elbasan           19

Berat                 16

Shkodër           15

Korçë              10

Kukës              13

Durrës             13

Dibër                6

Lezhë                5

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?