TIRANË- Koronavirusi në vendin tonë ka shënuar katër viktima gjatë 24 orëve të fundit, të moshave 65 vjeç deri në 85-vjeç. Si rezultat i 2506 testimeve, 406 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki:
185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 6551 pacientë aktivë me virusin, ku 136 pacientë po marrin trajtim në spitale, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191.386 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (3 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 406
Të shëruar në 24 orë 484
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2506
Testime totale 1,400,658
Raste pozitive 201,045
Raste të shëruara 191,386
Raste Aktive 6,551
Humbje jete 3,108
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3318
Fier 645
Gjirokastër 534
Shkodër 461
Berat 351
Durrës 345
Elbasan 299
Vlorë 213
Lezhë 146
Korçë 129
Dibër 67
Kukës 43
SI.E./ReportTv.al