Spitali Infektiv

Regjistrohen 36 qytetarë të infektuar me COVID në vend, vetëm një viktimë në 24 orë

22 Mars 2022, 17:01| Përditesimi: 22 Mars 2022, 17:03

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 800 testimeve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 36 qytetarë të infektuar me COVID-19. Si pasojë e infektimit me koronavirus ka humbur jetën vetëm një 82-vjeçare nga Berati.

Ministria e Shëndetësisë bën me diej se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 16 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 587 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,070 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (22 Mars 2022)

Raste të reja ditore           36

Të shëruar në 24 orë        51

Të shtruar në spitale         23

Humbje jete në 24 orë       1

Testime ditore                   800

 

Testime totale               1,769,354

Raste pozitive                   273,146

Raste të shëruara               269,070

Raste Aktive                             587

Humbje jete                           3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              263

Fier                  85

Vlorë                84

Elbasan           27

Gjirokastër      27

Kukës              21

Shkodër           17

Berat               16

Durrës             16

Korçë              15

Lezhë                9

Dibër                 7

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?