Spitali Infektiv

Regjistrohen 29 qytetarë të infektuar me COVID në vend, asnjë humbje jete në 24 orë

8 Tetor 2022, 18:25| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 18:53

  • Share

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 29 qytetarë të infektuar me COVID-19. Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz,  nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht janë 344 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Tetor 2022) 

Raste të reja ditore               29
Të shëruar në 24 orë            38
Të shtruar në spitale             6
Humbje jete në 24 orë          0
Testime ditore                       561

Testime totale                   1,986,369
Raste pozitive                   331,326
Raste të shëruara             327,393
Raste Aktive                      344
Humbje jete                       3,589


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë                    213
Elbasan                 34
Fier                        20
Vlorë                      19
Shkodër                 16
Lezhë                     11

Gjirokastër              11
Durrës                     7
Dibër                       5
Korçë                      4
Berat                       3
Kukës                      1

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?