Regjistrohen 28 qytetarë të infektuar me COVID në vend, një viktimë në 24 orët e fundit

10 Prill 2022, 16:48| Përditesimi: 10 Prill 2022, 16:54

  • Share

Si rezultat i 442 testimeve, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 28 qytetarë të infektuar me COVID-19. Fatkeqësisht, një 82-vjeçar nga Lushnja nuk e fitoi dot betejën me ‘armikun e padukshëm’.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

16 në Tiranë, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak. 

Aktualisht janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (10 Prill 2022) 

Raste të reja ditore           28

Të shëruar në 24 orë       24

Të shtruar në spitale        10

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                   442

Testime totale               1,786,721

Raste pozitive                   274,219

Raste të shëruara              270,341

Raste Aktive                            385

Humbje jete                           3,493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             221

Fier                  43

Vlorë               42

Elbasan           21

Korçë              17

Berat                14

Gjirokastër       8

Durrës              7

Shkodër             7

Lezhë                 3

Kukës               2

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?