Spitali Infektiv

Regjistrohen 22 qytetarë të infektuar me COVID-19 në vend, vetëm një viktimë në 24 orë

21 Mars 2022, 18:33| Përditesimi: 21 Mars 2022, 18:42

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 647 testimeve, në 24 orët e fundit në vendim tonë janë regjistruar 22 qytetarë të infektuar. Ndërkohë, si pasojë e infektimit me koronavirus ka humbur jetën një 73-vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë njofton se infeksionet e reja janë identifikuar në këto bashki: 10 në Tiranë, 4 në Lushnjë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Memaliaj, Sarandë, Delvinë, Kavajë, Durrës, Kukës.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 603 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 35 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.019 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (21 Mars 2022)

Raste të reja ditore           22

Të shëruar në 24 orë        35

Të shtruar në spitale         32

Humbje jete në 24 orë       1

Testime ditore                   647

 

Testime totale               1,768,554

Raste pozitive                   273,110

Raste të shëruara               269,019

Raste Aktive                             603

Humbje jete                           3,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              274

Fier                  100

Vlorë                79

Elbasan           29

Gjirokastër      25

Kukës              19

Berat               17

Korçë              16

Shkodër           15

Durrës             14

Lezhë                9

Dibër                 6

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?