TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë, si rezultat i 2443 testimeve janë regjistruar 173 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç nuk mundën ta fitonin betejën me ‘armikun e padukshëm’.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto bashki:
75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj,
Aktualisht janë 3159 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Sakaq, 66 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rëduar. Në 24 orë janë shëruar 408 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 264.695 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (25 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 173
Të shëruar në 24 orë 408
Të shtruar në spitale 66
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2443
Testime totale 1,738,929
Raste pozitive 271,314
Raste të shëruara 264,695
Raste Aktive 3159
Humbje jete 3,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 923
Fier 492
Elbasan 360
Vlorë 262
Lezhë 245
Berat 224
Kukës 147
Durrës 143
Gjirokastër 137
Shkodër 128
Korçë 72
Dibër 26
SI.E./ReportTv.al