Spitali Infektiv

Regjistrohen 123 qytetarë të infektuar me COVID në vend, 2 viktima në 24 orë

2 Mars 2022, 20:01| Përditesimi: 2 Mars 2022, 21:00

  • Share

TIRANË- Nga 1.586 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv  123 qytetarë,  të shpërndarë në këto bashki: 47 në Tiranë, 10 në Lushnje, 9 në Berat, 6 në Sarandë, 5 në Fier, 4 në Durrës, 3 në Mirditë, Delvinë, Gjirokastër, Elbasan, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Shijak, Kurbin, Divjakë, Selenicë, 1 në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Peqin. 

Ndërkohë që në të gjithë vendin janë 2,050 pacientë aktivë me COVID-19. Dy viktimat janë shënuar në Tiranë, ku humbi jetën një 75-vjeçar dhe në Kavajë humbi jetën nga COVID-19 një 88-vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 282 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,301 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (02 Mars 2022) 
Raste të reja ditore          123
Të shëruar në 24 orë        282
Të shtruar në spitale          45
Humbje jete në 24 orë        2
Testime ditore                1,586

Testime totale               1,746,906
Raste pozitive                 271,825
Raste të shëruara             266,301
Raste Aktive                       2,050
Humbje jete                         3,474

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë               620
Fier                   303
Elbasan             230
Vlorë                186
Lezhë               180
Kukës               119
Berat                106
Shkodër           96
Durrës              94
Gjirokastër      59
Korçë               48
Dibër                9

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?