Kronikë

Regjistrimi në vitin e parë në gjimnaz tashmë në e-Albania, Rama shpjegon procedurën: Kryhet në më pak se 1 minutë

2 Korrik 2021, 10:05| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 10:17

  • Share

Regjistrimet për vitin e parë në gjimnaze do të kryhen tashmë në E-Albania. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thotë se për këtë është hapur edhe një modul i ri në portalin e-Albania.

Kryeministri ka postuar një video në Facebook, ku shpjegohen hapat që duhet të ndiqen për t'u regjistruar, procedurë e cila, sipas tij, zgjat vetëm 1 minutë.

Për t'u regjistrua, një nxënës duhet të përzgjedhë fillimisht shkollën 9-vjeçare që ka frekuentuar dhe sistemi shfaq më pas gjimnazin që i takon asaj shkolle, ndërsa më pas duhet të bashkëlidhë dëftesën e lirimit dhe të klikojë 'dërgo'. Njoftimi nëse aplikimi është pranuar apo është refuzuar, do të vijë elektronikisht.

Ndërkohë, erdhe regjistrimi në klasat e para u bë po ashtu online, nëpërmjet portalit e-Albania, duke shmangur në këtë mënyrë radhët që krijohen nëpër shkolla.

"E-Albania me një modul të ri për regjistrimet në gjimnaze

Klasa e dhjetë nis ndryshe këtë vit

Regjistrimi kryhet në më pak se 1 minutë.

1. Përzgjedh shkollën 9 vjeçare që ke frekuentuar

2. Sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë

3. Bashkëlidh dëftesën e lirimit dhe kaq

Kliko Dërgo

e-Albania ju uron suksese dhe vit të mbarë shkollor!", shkruan Rama.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?