Foto ilustruese

Regjistrimet e klasave të para dhe të 10, nga 21 gushti deri më 1 shtator faza e dytë e aplikimeve! Procedura zgjat vetëm pak minuta

14 Gusht 2023, 21:54| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 22:02

  • Share

Të gjithë nxënësit që nuk kapën dot fazën e parë të regjistrimit online për klasën e parë apo të dhjetë, do të kenë mundësi nga data 21 gusht deri më 1 shtator. Përmes një postimi në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi njoftoi këtë datat e reja duke veçuar se edhe fëmijët që mbushin moshën 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti mund të regjistrohen për klasën e parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

‘Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç  deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.”-shkruan ministrja Kushi.

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi)

  1.   Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);
  2. -  Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive);

Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:

[email protected].

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 15/08/2023 06:33

    Pse nuk e lenë hapur mundësinë e regjistrimit, e e venë me afat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?