Rita Ora dhe bashkëshorti i saj

Regjisori Taika Waititi flet për martesën me Rita Orën: Patëm kimi sapo folëm për herë të parë! Kosova dhe Zelanda e Re kanë shumë ngjashmëri

30 Nëntor 2022, 16:46| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 16:47

  • Share

Regjisori i mirënjohur, Taika Waititi u martua me Rita Orën disa muaj më parë pasi nisën romancën e tyre në vitin 2021. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, regjisori nga Zelanda e Re ka rrëfyer se e njihte krijuesen e hitit “Hot Right Now” prej më shumë se tre vitesh përpara se të lidheshin në vitin 2021.

I pyetur nga Louis Theroux për takimin e tyre të parë, regjisori tha: “Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të lidheshim. Të gjithë mendojnë se jemi takuar në Australi vitin e kaluar. E dini kush e solli në shtëpinë time? Rob Pattinson. Ai e solli atë.

Po bëja një festë dhe sapo biseduam, u bëmë miq. Pastaj për vite me radhë për tre vitet e gjysmë ne ishim thjesht shokë të mirë. Ne vijmë nga vende të ndryshme të botës, ajo është nga Kosova dhe unë nga Zelanda e Re, janë shumë larg, por prejardhja jonë ishte mjaft e ngjashme!

Sfondi i komunitetit Maori është mjaft i ngjashëm me komunitetin kosovar, pasi ndjeshmëritë tona janë mjaft të përafruara, mendoj.“, tha regjisori.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?