Refuzuan ligjin 7501, Task force për legalizimin e shtëpive në Theth

24 Shkurt, 08:59| Përditesimi: 24 Shkurt, 13:21

  • Share

Tirane- Qeveria ka ngritur një Taks Forcë është ngritur për të rregullar çështjen e legalizimeve në Theth pasi aty është refuzuar aplikimi i ligjit 7501 për shkak se janë toka të trashëguara ndër vite.

Gjatë podcastit "Flasim" me Fatmir Berishtën, pronarin e një bujtine në Theth kryeministri Rama zbuloi dhe procedurën si do të realizohet

“Më në fund u arritën të bllokoheshin ndërtimet kot më kot, tani ka nevojë për mundësi brenda planit e karakteristikave që duhet të ketë industria e mikpritjes. Kemi ngritur një task forcë. Nuk janë legalizime të vonuara, se ju nuk e keni pranuar ligjin 7501. Ka plot pjesë që nuk ka konflikte. Kemi bërë ligjin 2020. Kemi ngritur task forcë që të marrin dëshmitë rreth e rrotull të marrin me shkrim por besoj se do të bëhet” tha Rama.

Në Theth thuasje të gjitha shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina.

“Është e rëndësishme tapia e tokave, ka shumë emigrantë që nuk kthehen të restaurojnë. Janë 3 – 4 mijë shtretër. Pothuajse të gjitha shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Është momenti të legalizohen” tha Berishta

Lajmi ne perditesim... 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/02/2024 02:31

    Ish pronaret nuk jane dakord me ligjin 7501.Ndoshta ka ardhur koha qe te mblidhen firma,ose te pajtohen prokurore qe ky ligj ose te hidhet ne referendum,ose te abrogohet me nje vendim gjyqi.

    Përgjigju
  • Pse e hap këtë muhabet: 24/02/2024 15:47

    Apo don me revoltu njerëzit që ke 15vjet në pushtet e hiç gjë s'ke bo

    Përgjigju
  • Vlora: 24/02/2024 14:57

    Hajdeni ne kadastren e Vlores ku grupi i hijenave Ina Luci,Matilda Matahori dhe Suela Xhindi po vene gjoba per cdo legalizim duan nga 5 mij euro,rifreskim kartele 10 mij euro ne Dhermi .Nuk duan te dine as shtet e as ligj.Pasi Nga lart kane Dallandyshe Bicin shoqe e ngudhte e Ines.Me kete te merret Ktyrministti???

    Përgjigju
  • berti: 24/02/2024 13:49

    z kryeminister interesonu njehere tek legalizimet e fierit pse nuk ecen procesi i legalizimeve se mos zbulon ndonje gje se ska mundesi mos te legalizohet shtepia ime qe nga viti 1999

    Përgjigju
  • May day: 24/02/2024 11:45

    Ky është një Precedent Lex(Ligjor), që vlen edhe për Dhërmiun e kudo në Albani,pra të shfuqizohet Ligji Famkeq i Hajnisë 7501!Toka i takon të parëve, trashëgimtarëve!

    Përgjigju
  • Leonidha: 24/02/2024 11:40

    Po Sak'a'po ,sikur thot Zefi(Giuseppe)!

    Përgjigju
  • Zefi: 24/02/2024 10:14

    Ti me emrin Fatmir je turk e ske shance te afrohesh Dukagjinit as ti e as xhepisti gjate

    Përgjigju
    • Or tej: 24/02/2024 10:58

      Kurse Sala si i kshtene lejohej or teeeejjjjj

    • Besi: 24/02/2024 10:35

      o Tefi e ke gylenist safi, ik e padite te fondacioni kadyrov o spiun serb

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?