I riu i shoqëruar nga efektivët në Rinas

Refuzoi të udhëtonte në bord me pasagjerë, shqiptari ekstradohet nga Irlanda me avion ushtarak në Rinas

18 Gusht 2023, 10:30| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 10:36

  • Share

Një i ri shqiptar është dëbuar nga Irlanda dhe si rrallë herë është ekstraduar drejt vendit tonë me një avion ushtarak, i shoqëruar nga efektivë të armatosur.

Pasi refuzoi të udhëtonte ne një aeroplan me pasagjerë, duke kërcënuar stafin që do ta sillte në Rinas, Forcave të Mbrojtjes Irlandeze përzgjodhën këtë formë për ta ekstraduar të riun e rrezikshëm shqiptar.

“Ky individ u tregua më parë abuziv me njerëzit në një fluturim komercial dhe ka pasur shqetësim se ai do të shkaktonte ndërprerje të fluturimit nëse udhëtonte me aeroplan pasagjerësh. Aeroplani ushtarak përdoret aty ku ka kërcënim për dhunë dhe për këtë arsye është përdorur në këtë rast”- thotë burimi i The Sun.

Shqiptari, i cilësuar si i rrezikshëm nga Garda irlandeze është sjellë në Aeroportin “Nënë Tereza” me një avion ushtarak që është nisur nga aerodrome Baldonnel.

Sipas një burimi për The Sun të cilës Shqiptarja.com i referohet, i riu u dërgua në Tiranë pasi iu nënshtrua një urdhri dëbimi i nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Helen McEntee.

Ky është një prej rasteve të rralla kur avioni ushtarak përdoret për deportime.Më herët janë depërtuar në të njëjtën mënyrë anëtarë të një karteli dhe një mafioz me pseudonimin “Dublin Jimmy”.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?