Naby Keita

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

16 Prill, 22:03| Përditesimi: 16 Prill, 22:04

  • Share

Werder Bremen ka pezulluar ish-mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita deri në fund të sezonit dhe gjithashtu e ka gjobitur lojtarin pasi ai refuzoi të luante për ta në humbjen ndaj Bayer Leverkusenit 5-0.

Pasi mësoi se nuk do të ishte në formacionin titullar, Keita refuzoi të udhëtonte me ekipin në stadium dhe ai vendosi të shkonte në shtëpi i vetëm. Kjo ka bërë që Werder Bremen ta pezullojë mesfushorin deri në fund të sezonit, duke i dhënë edhe një gjobë të konsiderueshme.

“Werder Bremen e ka pezulluar Naby Keitan deri në fund të sezonit. Klubi gjithashtu i ka dhënë mesfushorit një gjobë të konsiderueshme”, thuhet në deklaratën e klubit.

Tanimë në verë klubi po pret ofertat e duhura dhe deri atëherë Keita do jetë në tribunë dhe nuk do mundet të marrë pjesë në stërvitje.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?