Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Refuzoi të darkonte në shtëpinë e 'Big Brother Vip', zbulohet ku ndodhet Beatrix! Fotoja që i tregon të gjitha

14 Shkurt 2022, 13:45| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 13:46

  • Share

Beatrix Ramosaj është komentuar shumë kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në “PRIME”-n e “Big Brother VIP Albania”, ku ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes së saj kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.

Donaldi padyshim që u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burime treguan se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria.

Ndaj edhe Dj Dagz gjatë emisionit, kur Trixës i sugjeruan të vinte me Taxi u shpreh se për të qenë e pranishme, ajo duhet të merrte Avion dhe jo Taxi.

Ndërkohë që Beatrix nuk ka bërë ende asnjë reagim duke mos treguar personalisht se ku ndodhet, një detaj në postimin e Anxhelinës i ka treguar të gjitha.

Kushërira e Trixës ka publikuar një ‘selfie’ në ‘story’-n e saj të “Instagram” teksa është me pushime në Dubai. Mirëpo ajo që ka bërë shumë përshtypje ka qenë krahu i Beatrixës në anë të fotos.

Ky postim na ka vërtetuar edhe një herë që këngëtarja është duke u munduar të kalojë disa kohë pushim nga polemikat e “Big Brother”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?