Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Refuzohet kërkesa për lirimin e Thaçit dhe Veselit, dy krerët e UÇK-së mbeten në paraburgimin e Hagës

21 Dhjetor 2022, 18:49| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 18:54

  • Share

Dy prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit u është vazhduar paraburgimi nga Gjykata e Speciale. Vendimi u mor nga trupi gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith. Ndërsa në vendimin e marrë në 19 dhjetor për Veselin, thuhet se Prokuroria ka afatderi në 30 janar të dërgojë parashtesat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.

I njëjti afat është dhënë edhe për rastin e Hashim Thaçi. Krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli dhe Jakup Krasniqi ndodhen në paraburgimin e Hagës nga nëntori i vitit 2020 nën akuzën për krime lufte dhe akte çnjerëzore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?