Politikë

Refuzimi për dekretimin e Gent Cakajt si ministër, Kushtetuesja seancë në 18 maj! Përballja e parë Meta-Rama pas 25 prillit

30 Prill 2021, 11:45| Përditesimi: 30 Prill 2021, 12:59

  • Share

Përballja e para Rama-Meta pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, njofton se Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë një seancë më 18 maj për shqyrtimin e kërkesës së Këshillit të Ministrave për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes kryeministrit dhe presidentit për kompetencat për dekretimin e ministrave.

Gjykimi do të mbahet në Kushtetuese aty ku Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj. Meta asokohe refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?