Johann Wadephul

Reforma Zgjedhore, Wadephul: Vazhdoni me këtë frymë konstruktive që të arrihen strandartet për në BE

8 Qershor 2020, 18:37| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 20:28

  • Share

Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU u ka bërë thirrje të dy palëve që të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive për Reformën Zgjedhore. Ai ka theksuar se shumë dallime midis dy palëve politike të vendit duhet të tejkalohen në mënyrë që të arrihet përmbushja plotësisht e standardeteve të BE dhe OSBE.

"Marrëveshja midis qeverisë dhe opozitës për një pjesë të rëndësishme të Reformës Zgjedhore duhet të inkurajojë negociata të mëtejshme të vështira për 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë para se të fillojnë negociatat e pranimit. I bëj thirrje të dy palëve që të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive. Jam i lumtur që vazhdoj ta mbështes këtë përpjekje. Shumë dallime midis dy palëve duhet të tejkalohen në mënyrë që të arrihet një ligj zgjedhor që përmbush plotësisht standardet e BE dhe OSBE. Vetëm në këtë mënyrë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të mbahen më në fund përsëri në Shqipëri. Ata janë një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së!", shkruajti Johann Wadephul.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?